Ngjarjet e datës 1 gusht
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Hapet panairi artizanal në kuadër të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, në Malishevë. (Pranë Muzeut të qytetit, ora 08:00)

Panairi “Marketi i Ndërtimit”, vazhdon në datën e dytw. (Salla 1 Tetori, Prishtinë, ora 10:00)

Administrata Tatimore e Kosovës mban  tryezën e diskutimit lidhur me promovimin e të dhënave të hapura, të publikuara në web-faqen e ATK-së. (Swiss Diamond Hotel, salla Ulpiana, Prishtinë, ora 14:00)

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të mbajë konferencë për media. (Holli i MINT, ora 14:00)

Mbahet nata e parë e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, në Malishevë. (Bulevardi i qytetit, ora 19:00)

Mbahet koncerti i Western Balkans Youth Orchestra, ku pjesë e programit janë vepra nga kompozitorë të njohur botërorë si Johannes Brahms, Zoltan Kodaly, Arturo Marquez, Dmitri Shostakovich dhe Drinor Zymberi.(Atelieja e Pallatit të Rinisë, ora 20:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024