Ngacmoi seksualisht gjyqtaret femra, FIFA e pezullon për pesë vite

Ngacmoi seksualisht gjyqtaret femra, FIFA e pezullon për pesë vite

FIFA e ka pezulluar sot me pesë vjet mos ushtrim detyre një zyrtar futbolli nga Zimbabve për ngacmim seksual të gjyqtareve femra.

Obert Zhoya u shpall fajtor për abuzim të pozitës së tij, për të ngacmuar seksualisht tre gra, tha FIFA në shpalljen e vendimit të komitetit të saj të etikës. Ai u gjobit me 20,000 franga zvicerane (20,480 euro).


Zhoya ishte sekretar i përgjithshëm i komitetit të arbitrave të Shoqatës së Futbollit të Zimbabvesë, i cili kishte ndikim mbi zyrtarët e ndeshjeve stërvitore dhe caktimin e tyre në lojëra, përcjell KosovaPress.

FIFA tha se provat, duke përfshirë deklaratat me shkrim nga gratë çuan në vërtetimin e akuzave kundër Zhoyas. Akuzat u raportuan për herë të parë në vitin 2020.

Rasti i fundit i abuzimit seksual për FIFA-n pason hetimet dhe sanksionet kundër zyrtarëve të lartë të futbollit në Afganistan dhe Haiti. Një hetim po vazhdon në Gabon.

Lexo edhe

Video