Ngacmohet seksualisht e mitura, arrestohet një person

Ngacmohet seksualisht e mitura, arrestohet një person

Një e mitur ka deklaruar se ka qenë e ngacmuar seksualisht nga dy të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ishte e vetëdijshme.


“Viktima është intervistuar në prezencë të prindërve dhe zyrtarit nga QPS”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “Sulm seksual/Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Lexo edhe

Video