Nga sot KRU “Prishtina” nis shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj

Nga sot KRU “Prishtina” nis shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka informuar se nga sot u janë hapur rrugët për fillimin e shkyçjes së të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit.


KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se përveç bizneseve dhe institucioneve, do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/individual.

“Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë. Bazuar në Vendimin e ARRU-së , Ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit. Pra, përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/ individual.”, është bërë e ditur në njoftim.

Lexo edhe

Video