Pas ikjes së Ilir Dajës, skuadra e Ballkanit iu besua Artim Pollozhanit, trajner i cili kishte qenë edhe ndihmës trajneri i Dajës. Edhe pse janë vetëm javët e para, nën drejtimin e Pollozhanit, Ballkani ka treguar seriozitet maksimal dhe ecuri pozitive duke dhënë kështu sinjale se do të jetë sërish kandidat për titullin e kampionit të Kosovës.
Pollozhani ka folur për herë të parë si trajner i Ballkanit në një intervistë për KosovaPress, ku ka pranuar se presioni mbi atë është mjaftë i madh duke ditur sukseset e arritura nga paraardhësi i tij, Ilir Daja.
Pengesa e radhës e Ballkanit në kampionat është Llapi, skuadër me të cilën do të ballafaqohen të dielën, ku vlerësimi i Pollozhanit për skuadrës e Tahir Batatinës është mjaftë i lartë.
Për sfidën në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ka folur edhe portieri i Ballkani, Enea Koliqi. Ai ka thënë se në fushë do të ketë një luftë të vërtetë për fitore.
Ndryshe, Ballkani dhe Llapi kanë nga 13 pikë në tabelë pas shtatë ndeshjeve, ndërsa ndeshen të dielën me fillim nga ora 15:00.