Nga policia tregojnë për rastin e personit të vetëvrarë në Prishtinë

Nga policia tregojnë për rastin e personit të vetëvrarë në Prishtinë

Një person në Prishtinë është vetëvrarë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti derisa ka konfirmuar rastin thotë se aktualisht po bëhen hetimet për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.


Ndërkohë që bëhet fjalë për pronarin e një biznesi në Prishtinë.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për KosovaPress.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: