Nga pesë testime në Vushtrri, asnjë me COVID-19

Nga pesë testime në Vushtrri, asnjë me COVID-19

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se të pesë testet e pacientëve të dyshuar me COVID-19 në këtë komunë kanë rezultuar negative.

Në një postim në Facebook, Tahiri shkruan se është përmbyllur cikli i infektimeve të rasteve të shfaqura në Studime të Epërme dhe se të gjitha kontaktet e tyre tashmë janë testuar.


“Nesër fillon faza e dytë e lehtësimit të masave. Ju ftoj qytetarë të dashur që me disiplinë e kujdes maksimal të mbrohemi nga ky armik i padukshëm”, ka shkruar Tahiri.

Komuna e Vushtrrisë ka 43 raste me koronavirus, dy prej tyre me përfundim fatal.

Lexo edhe

Video

error: