Nga përlotja deri te ndërprerja e papritur e konferencës, momentet e lamtumirës së Bernard Challandes

Nga përlotja deri te ndërprerja e papritur e konferencës, momentet e lamtumirës së Bernard Challandes

Federata e Futbollit të Kosovës ka marr vendim për shkarkimin e trajnerit Bernard Challandes nga posti i trajnerit të Kombëtares së Kosovës.

Ky vendim, sipas kryetarit të FFK-së Agim Ademi erdhi pas rezultateve jo të mira të Kosovës në ndeshje kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.


Në konferencën për media trajnerit nga Zvicra u pa shumë i pikëlluar dhe i zhgënjyer me vendimin për shkarkimin e tij, aq sa tha që nuk mund ta falenderojë të parin e FFK-së për vendimin e marrë. Madje Challandes u tradhtua nga lotët derisa po fliste për punën e tij si trajner i Kosovës.

Një moment tjetër interesant gjatë kësaj konference ishte kur kryetari Agim Ademi kërkon nga trajneri që të bëjë një falënderim special si tifozët dardanë, gjë të cilën ai e bënë pa hezitim.

Por jo vetëm kaq, Ademi gjithashtu i jep fund konferencës për shtyp në një mënyrë të papritur derisa Challandes ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Madje, konferenca mbyllet ende pa u bërë përkthimi i përgjigjes së trajnerit, ashtu siç është e paraparë në mënyrë protokolare.

Lexo edhe

Video