Nga “Park natyror”, Vjosa së shpejti në mbrojtje si “Park Kombëtar”

Nga “Park natyror”, Vjosa së shpejti në mbrojtje si “Park Kombëtar”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar sonte pamje mbresëlënëse të luginës së Vjosës në rubrikën “Beatiful Albania”.

“Vjosa, sot e mbrojtur si “Park Natyror” së shpejti në mbrojtje si “Park Kombëtar””, shkruan Rama në rrjetet sociale.


Më 13 qershor u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës “Park Kombëtar”, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare./Atsh

Lexo edhe

Video