Nga e ardhmja, tek rekomandimet e gazetarëve e taksistëve për lojtarë, Gliha “ndizet” në konferencë

Nga e ardhmja, tek rekomandimet e gazetarëve e taksistëve për lojtarë, Gliha “ndizet” në konferencë

Trajneri i Kosovës, Primzo Gliha, ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Bjellorusisë, sfidë kjo që përmbylle kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024, aty ku Kosova tashmë ka humbur të gjitha shanset për kualifikim.

Me të nisur konferencën, Gliha u pyet për të ardhmen e tij, duke thënë se nuk e di dhe se nuk po e mendon fare atë pjesë, raporton KosovaPress.

Ai më pas foli edhe për lojtarët e Superligës së Kosovës që po ftohen në kombëtare për të cilët tha se nuk ka pasur dyshime në cilësitë e tyre, por që ritmi në futbollin e Kosovë mund t’i penalizojë sadopak ata.


Tutje, trajneri slloven theksoi se nuk e ndjen aspak presionin publik për pozitën të cilën e mban, përkundrazi e bënë punën e trajneri të Kosovës me shumë kënaqësi.

Trajneri slloven gjithashtu u pyet për deklaratën e tij pas ndeshjes me Zvicrën ku kishte thënë se në kombëtare e kishte ftuar Muhamet Hysenin pas rekomandimit që ia kishte bërë gazetarja kosovare, Qëndresa Krelani. I pyetur nga KosovaPress, Gliha e pranoi se kjo ka qenë diçka e vërtetë.

Ndërsa, mbrojtësi Fidan Aliti u shpreh se ndihet tejet i lumtur që futbollistët që kanë dalur nga Superliga e Kosovës po e shfaqin kualitetin e tyre edhe në Kombëtaren e Kosovës.

Kosova dhe Bjellorusia përballen nesër në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Lexo edhe

Video