Nga 210 libra do të pranojnë bibliotekat komunale në Kosovë

Nga 210 libra do të pranojnë bibliotekat komunale në Kosovë

Nga 210 libra do të pranojnë bibliotekat komunale në Kosovë, libra të cilët janë botuar dhe blerë me financimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përkatësisht Departamenti për Kulturë në këtë ministri.

Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre librave, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se është e njoftuar me problemet që ballafaqohen komunat e sidomos bibliotekat komunale.

“Këtë fond e shpërndajmë në 37 komuna, e shpërndajmë edhe në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe kjo më bënë të ndjehem shumë mirë. Ne sivjet e kemi rritur buxhetin dhe kemi mbështetur librin”, tha ajo.


Drejtoresha e Departamentit të Kulturës në MKRS, Jehona Shyti, tha se do të vazhdojnë edhe më tutje të përkrahin bibliotekat komunale.

“Departamenti i Kulturës do të vazhdojë edhe më tutje përkrahjen e bibliotekave komunale, duke e ditur se ato kanë vështirësi për financimin. Mbështetja nuk përfundon këtu sepse ne në vazhdimësi kemi përkrahur këto biblioteka. Kjo politikë është politikë e dyfishtë e financimit të librit”, tha ajo.

Drejtori i Bibliotekës së Prishtinës, Munish Hyseni, tha se i gëzohen çdo donacioni me libra që marrin.

“Gjendja e bibliotekave të qyteteve të Kosovës është një gjendje e rëndë, prandaj ne i gëzohemi cdo dhurimi i librit”, tha ai.

Lexo edhe

Video