Nga 1 tetori studimet për nivelin bachelor dhe master do të jenë pa pagesë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga 1 tetori studimet për nivelin bachelor dhe master të jenë pa pagesë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim që është nënshkruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) do të ndikojë në barazinë sociale në vend, derisa tha se është një përmbushje e zotimit se arsimi duhet të jetë falas për të gjithë.

“Nga 1 tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2021 arsimi do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që duan të studiojnë në nivelin bachelor dhe master, ndërsa do të ketë lehtësime për ata të doktoratës. Kjo ndikon në barazinë sociale në vend. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë. Do të përfitojnë edje studentët që vijnë nga rajoni”, tha ai.


Në konferendën për medie bashkë me ministren e MAShTI-it, Arbërie Nagvaci, Kurti u shpreh se do të vazhdojnë t’i mbështesin studentët edhe me bursa.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se “Nga ky vit akademik 2021/2022, me këtë udhëzim studentët do të lirohen nga pagesa e semestrit me rastin e regjistrimit për herën e parë”, tha ajo.

Ajo tha se hendekun prej 1.7 milionë euro për 7 njësitë akademike të mbulohet nga qeveria e Kosovës.

Lexo edhe

Video