Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, shkak punimet në hekurudhë
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit.

Bllokimi i këtij segmenti sipas njoftimit bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë - pjesa jugore e hekurudhës 10 Fushë Kosovë - Hani i Elezit.

Nëpër autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik.

Ndërsa, automjetet tjera thuhet se mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami” ku përjashtohen mjetet e rënda.

Ky vendim i cili hyn në fuqi nga sot, do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024