Nga 1 marsi e diela do të jetë ditë pushimi në Skenderaj për bizneset private

Nga 1 marsi e diela do të jetë ditë pushimi në Skenderaj për bizneset private

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se me qëllim të zbatimit të Ligjit të Punës, mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, nga data 1 mars do të fillojë së zbatuari rregullorja komunale mbi orarin e punës në fushën e tregtisë, hotelerisë, zejtarisë dhe shërbimeve tjera.

Në bazë të kësaj rregulloreje komunale, e diela do të jetë ditë pushimi  për shumicën e subjekteve afariste në territorin e komunës.


“Përjashtim bëjnë dyqanet ushqimore të cilave u lejohet të punojnë edhe të dielave deri në orën 11:00, kafiteritë, restaurantet, furrat e bukës, sallonet e ondulimit si dhe pikat e shitjes së derivateve të naftës, të cilat do të vazhdojnë të punojnë me orar të rregullt siç kanë punuar deri me tani.

Me këtë rast Komuna e Skenderajt, Inspektorati Komunal, kërkon mirëkuptim nga të gjitha bizneset dhe po ashtu kërkon nga ta që kjo rregullore të respektohet,  ndryshe për mos respektimin e kësaj rregulloreje pason gjoba sipas legjislacionit ne fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt. ​

Lexo edhe

error: