Neymarit s’i ndahen telashet, e denoncon shoqata LGBT

Neymarit s’i ndahen telashet, e denoncon shoqata LGBT

Telashe për Neymar Juniorin në Brazil. Sulmuesi i PSG-së është denoncuar në vendlindje për qëndrimin e tij homofobik. Gjithçka ka ndodhur për shkak të një regjistrimi audio, që është shpërndarë në publik, në të cilin shfaqet O’Ney duke fyer Tiago Ramosin, partnerin 22-vjeçar të nënës së tij, Nadine Goncalves (30 vite më e re).

Denoncimin në drejtësinë braziliane e ka bërë shoqata LBGT, që lufton në Brazil kundër diskriminimit seksual.


“Neymar dhe miqtë e tij – referuar regjistrimit – flasim për një sulm të mundshëm homoseksual. Bëhet fjalë për një krim që duhet hetuar,” – pretendon shoqata LGBT për këtë rast.

27-vjeçari duhet të përballet edhe më një akuzë të tillë të rëndë, në një kohë kur të gjitha energjitë i ka fokusuar në tentativën e radhës për t’u kthyer te Barcelona.

Lexo edhe

Video