Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Neymar afër nënshkrimit të kontratës së re me PSG-në

Neymar afër nënshkrimit të kontratës së re me PSG-në

Neymar po i finalizon detajet e fundit të një zgjatje të re të kontratës edhe për katër-vitet e ardhshme me Paris Saint-Germain.

Kështu së paku raporton “Goal.com”, me lojtarin dhe klubin që janë në negociata të avancuara për të mbajtur brazilianin në kryeqytetin francez deri në verën e vitit 2026, përcjell KososvaPress.


E ardhmja e 28-vjeçarit ka qenë e pa qartë për disa kohë, me një kthim në Barcelonë që ishte hedhur poshtë para se efektet financiare të koronavirusit ta bënin të pamundur për klubin nga “Camp Nou” të ndiqte një marrëveshje për ish-lojtarin e tyre.

Spekulimet u frenuan disi kohët e fundit kur Neymar pretendoi se ai tani është i lumtur në klubin e tij aktual, ndërsa pranoi gjithashtu se ai shpreson se mund të gjendet një marrëveshje për të mbajtur superyllin tjetër Kylian Mbappe në “Parc des Princes”.

Lexo edhe

Video

error: