Neymar: Nuk besoj që ka dyshe më të mirë se unë dhe Mbappe

Neymar: Nuk besoj që ka dyshe më të mirë se unë dhe Mbappe

Neymar beson që ai dhe Kylian Mbappe janë dyshja më e mirë në botën e futbollit që e ka formuar Paris Saint-Germain.

Neymar erdhi nga Barcelona tek PSG në verën e vitit 2017, në po të njëjtën verë kur edhe ishte transferuar Mbappe nga Monaco, ku të dy marrëveshjet mbajnë rekordin për transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit, përcjell KosovaPress.

Tani, Neymar po shpreson që partneriteti i tij me Mbappen tek PSG të vazhdojë, ku ai beson që ky partneritet është duke krijuar histori edhe për të ardhmen.


“Me Kylian Mbappe, lidhja jonë ka qenë shumë e mirë që prej kohës kur erdhi ai. Ne jemi duke luajtur së bashku për katër vite tani dhe jemi duke bërë histori. Ai është një lojtar i klasit botëror, me të cilin e shijoj futbollin shumë”, tha Neymar për “RMC”.

“Shpresoj që do të vazhdojmë të luajmë së bashku edhe për shumë vite të tjera, sepse sigurisht është shumë e vështirë që të gjesh një dyshe kaq të mirë. Nuk e besoj që ka dyshe më të mirë se ne në futboll”, shtoi ylli brazilian.

Raportohet se Neymar është shumë afër nënshkrimit të kontratës së re me Paris Saint-Germain, ndërsa klubi parisien ende nuk ka filluar bisedimet me Kylian Mbappe, pasi që ky i fundit spekulohet se dëshiron që ta vazhdojë të ardhmen e tij larg Francës.

Lexo edhe

Video

error: