Neymar i dehur në stërvitje të PSG-së, Paqueta i del në përkrahje

Neymar i dehur në stërvitje të PSG-së, Paqueta i del në përkrahje

Lucas Paqueta e ka përkrahur Neymarin drejt akuzimeve të rrejshme që ylli brazilian ishte i dehur në seancën stërvitore të Paris Saint-Germain, duke iu adresuar këtyre spekulimeve si të pavërteta.

Dyshja, të cilët janë rivalë në Ligën 1 të Francës dhe bashkëlojtarë te Kombëtarja e Brazilit, gjenden në kampin stërvitorë me kombëtaren para ndeshjeve kualifikuese drejt Botërorit “Katar 2022” kundër Kilit dhe Bolivisë, përcjell KosovaPress.

Siç raportohet nga “RMC Sport”, Neymar ka shkelur disa rregulla disiplinore të klubit, ku është shfaqu në stërvitje në gjendje të dehur.


Por, në një konferencë për media, mesfushori i Lyonit, Paqueta, i ka hedhur poshtë këto spekulime, duke e cilësuar bashkëkombësin e tij si një profesionistë të madh.

“Absolutisht që është mungesë respekti të thoni ose të transmetoni informacione që janë të pavërteta. Sigurisht, Neymar nuk ka komentuar për këtë gjë, dhe besoj që kjo është një gënjeshtër. Njerëzit flasin shumë dhe kjo gjë ndikon paksa te ne, nuk duhet të besoni se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Besoj që Neymar është një profesionistë i madh”, tha Paqueta.

“Mbi të gjitha, Neymar është një person i mirë, një profesionist i madh, i cili ka talent të mrekullueshëm, dhe pa dyshim që është lojtari më i mirë në Kombëtaren e Brazilit. Ta kesh atë në skuadër është privilegj, veçanërisht për mua, kur kam Neymarin përkrah meje ndjehem shumë më i fortë, ashtu sikurse të gjithë bashkë-lojtarët e mi”, shtoi më tej ylli i Lyonit.

Momentalisht, Paqueta dhe Neymar gjenden në grumbullim me Kombëtaren e Brazilit, e cila këtë të premte do të përballet si vendase me Kilin, kurse më 30 mars do të jetë mysafire e Bolivisë.

Lexo edhe

Video