Newcastle shpreh interesim serioz në Neymarin

Newcastle shpreh interesim serioz në Neymarin

Skuadra angleze me pronarët më të pasur në botë Newcastle United ka shprehur interesim serioz në yllin e Paris Saint-Germain Neymar, raporton “Fichajes”.

Raportohet se ylli brazilian ka prishur raportet me tifozët e gjigandit francez, dhe si pasojë e kësaj spekulohet se krerët e PSG-së dëshirojnë ta largojnë Neymarin, përcjell KosovaPress.


Nëse PSG dëshiron që të ketë përfitim nga transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, atëherë shumë skuadra të interesuar në shërbimet e Neymar do ta kenë problem të paguajnë klauzolën e tij, sidoqoftë krerët e Newcastle United nuk e kanë problem paranë, dhe dëshirojnë ta sjellin brazilianin në Premier Ligën angleze.

Që prej transferimit të tij 222 milionë eurosh nga Barcelona te Paris Saint-Germain, Neymar ka arritur të bëjë 136 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 92 gola dhe 57 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video