Newcastle ia rrëmben Milanit nga duart, ylli holandez pranë kalimit në Premier Ligë

Newcastle ia rrëmben Milanit nga duart, ylli holandez pranë kalimit në Premier Ligë

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, mbrojtësi i Lille, Sven Botman, tani mund të konsiderohet si lojtari më i ri i Newcastle United.

Muajin e kaluar, Botman ishte shumë pranë kalimit te kampioni italian, AC Milan, por si duket skuadra e Newcastle ia ka rrëmbyer nga duart holandezin “Rossonerëve”, përcjell KosovaPress.


Ndërkaq, sa i përket marrëveshjes personale me Newcastle, thuhet se çdo gjë ka përfunduar pasi që nuk ka probleme nga ana e lojtarit.

Po ashtu, marrëveshja mes klubit anglez dhe skuadrës së Lille është arritur, ku Newcastle do të paguajë dëmshpërblim prej 37 milionë eurosh për Botman.

Testet mjekësore veçse janë planifikuar, të cilat priten të përfundohen me fillim e kësaj e jave.

Lexo edhe

Video