New Basket fitues i Kupës së Ligës së Parë

New Basket fitues i Kupës së Ligës së Parë

Klubi i basketbollit New Basket e ka mposhtur sot Istogun me rezultat të ngushtë 72:69, (24:19, 16:24, 16:15, 13:14) kështu duke e fituar Kupën e Kosovës për Ligën e Parë.

Istogu e nisi ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 24:19, por këndellja e prizrenasve bëri që pjesa e parë të mbyllet me rezultat 50:57, përcjell KosovaPress.


Pavarësisht lojës së mirë të treguar nga Istogu, New Basket arriti që të fitojë Kupën e Kosovës së Ligës së Parë me rezultat 72:69.

Medaljet do t’i ndajë sekretari i klubit, Gazmend Pupovci dhe komisari i garave të FBK-së, Faton Kurshumlija.

MVP i turneut është shpallur Sami Hajzeri, çmim të cilin ia ndau Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, Artina Hasani.

Video