Nevojiten vazhdimet mes Realit e Chelseat, Villarreali eliminon Bayernin

Nevojiten vazhdimet mes Realit e Chelseat, Villarreali eliminon Bayernin

Ka përfunduar koha e rregullt në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Chelsea e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 3:1, por për arsye se ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të njëjtë në favor të Realit, ndeshja shkon drejt vazhdimeve, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte Mason Mount ai i cili kaloi Chelsean në epërsi me golin e tij në minutën e 15’, kurse epërsinë në 2:0 e thelloi Antonio Rudiger në minutën e 51’.

Golin e tretë për Chelsean e shënoi sulmuesi Timo Werner në minutën e 75’, kurse heroi për Realin ishte ylli brazilian Rodrygo, i cili shënon golin e vazhdimeve në minutën e 80’.


Ndërkaq, skuadra spanjolle Villarreal ka vazhduar me befasi këtë edicion, ku e ka eliminuar Bayern Munichun me rezultat 2:1 brenda dy ndeshjeve.

Përballja e sotme mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, por ndeshja e parë kishte përfunduar 1:0 në favor të Villarrealit, duke bërë që skuadra e Unai Emery të vazhdojë ëndrrën në Ligën e Kampionëve.

Rezultatet e dy ndeshjeve i gjeni më poshtë.

Bayern Munich 1:1 Villarreal (kualifikohet tutje Villarreali)

Real Madrid 1:3 Chelsea (Vazhdime)

Lexo edhe

Video