Nevojiten vazhdimet mes Lirisë e Vushtrrisë

Nevojiten vazhdimet mes Lirisë e Vushtrrisë

Ka përfunduar koha e rregullt në ndeshjen mes Lirisë e Vushtrrisë, ku tani do të nevojiten vazhdimet dhe ndoshta penalltitë për ta përcaktuar fituesin.

Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “19 qershori”, nuk ka fitues me Lirisë dhe Vushtrrisë, ku rezultati qëndron i barabartë 1:1, përcjell KosovaPress.


Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Liridon Fetahaj, i cili në minutën e 45+4’ shtesë nga penalltia kalon Lirinë në epërsi.

Golin e barazimit dhe të fundit brenda kohës së rregullt të kësaj ndeshjeje e shënoi Labinot Osmani, i cili me ndihmën e penalltisë e barazon rezultatin në 1:1 në minutën e 52’ për Vushtrrinë.

Tani, ndeshja shkon drejt vazhdimeve, ku në rast se nuk ka gol brenda 30’ minutave të ardhshëm do të nevojiten penalltitë për ta vendosur fituesin.

Lexo edhe

Video