Neville: Chelseat do t’i duhen disa vite për t’u rikuperuar nga shpenzimet marramendëse ne verë

Neville: Chelseat do t’i duhen disa vite për t’u rikuperuar nga shpenzimet marramendëse ne verë

Legjenda e Manchester United, Gary Neville ka thënë se Chelseat mund t’i dihen disa vite’ për t’u rikuperuar nga shpenzimet e bëra në afatin kalimtar veror që janë bërë nën drejtimin e presidentit të ri Todd Boehly.

Todd Boehly erdhi në kry të Chelseat pas largimit të miliardrit rus Roman Abramoviç i cili u sanksionua pas nisjes së invazionit rus në Ukrainë, përcjellë KosovaPress.

Nëntë nënshkrime të reja zbarkuan në “Stamford Bridge”, duke përfshirë mbrojtësin Wesley Fofana për 70 milionë funte, mbrojtësin e krahut Marc Cucurella për 62 milionë funte, sulmuesin Raheem Sterling për 50 milionë funte dhe mbrojtësin Kalidou Koulibaly për 34 milionë funte.

Neville beson se qasja e Chelsea-t gjatë merkatos së verës ishte e çmendur dhe thotë se mund ta kthejë klubin e Premierligës disa vite prapa.


Chelsea fillimisht impresionoi nën zëvendësuesin e Tuchel, Graham Potter, por Blutë kanë humbur katër ndeshjet e fundit për të rënë në vendin e tetë në Premier League dhe jashtë EFL Cup.

“Unë u sulmova nga tifozët e Chelseat në fillim të sezonit, por nuk jam i befasuar nga ajo që po ndodh me këtë skuadër. Kjo ka të gjitha tiparet dalluese të një projekti që do të marrë kohë. Nëse shikoni se çfarë ndodhi në fillim të sezonit, nuk ka dyshim që u trajtua me çmenduri, mënyra në të cilën po trajtohej afati kalimtar i verës.”, tha Nevile në “Sky Sport”.

Ai më pas kritikoi qasjen e presidentit të ri duke ndërhyrë edhe në vendimet për lojtarët që duhet të transferohen në klub.

“Ato lëvizje merkato mund të bëjë që Chelseat di nevojiten disa vite për t’u rikuperuar, nëse ata nuk e reagojnë siç duhet. Trajneri Graham Potter është nën presion të madh, shpresoj që ata do ta kuptojnë atë, sepse ky është një kulm i vështirësive të largimit të Roman Abramovich, pronari i ri që vjen dhe nxjerr gjoksin dhe shkon nëpër Evropë duke menduar se mund të luajë rolin e një menaxheri të mirë në futboll

“E kam parë më parë dhe nuk ka tendencë të funksionojë. Mendoj se Chelsea ka qenë gjithmonë një operacion vërtet i zgjuar, efikas dhe klinik për rekrutimin e lojtarëve.”, tha në fund Neville.

Lexo edhe

Video