Neuer bëri një nga pritjet më të mira të shekullit kundër Italisë – video

Neuer bëri një nga pritjet më të mira të shekullit kundër Italisë – video

Manuel Neuer bëri një nga pritjet më të mira në vitet e fundit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Italisë.

Gjermania mposhti Italinë me rezultat të thellë 5:2 në “Borussia Park” me golat e Kimmich, Muller, Gundogan e Werner, kurse për Italinë golashënues ishin Wilfried Gnonto dhe Alessandro Bastoni.

Por, pavarësisht fitores, të gjithë pas ndeshjes flisnin vetëm për një gjë, pritjen e Manuel Neuer nga gjuajtja e mesfushorit, Nicolo Barella.


Numri 1 i Gjermanisë bëri pritjen më të pabesueshme për të mohuar atë që dukej si një gol ngushëllues për Nicolo Barellan kur rezultati i ndeshjes ishte 3:0.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni pritjen e portierit Manuel Neuer.

Lexo edhe

Video