Nesër zhvillohet turneu “Judo for peace” në Pejë

Nesër zhvillohet turneu “Judo for peace” në Pejë

Nesër në qytetin e Pejës zhvillohet turneu i xhudos “Judo for peace”  në të cilin marrin pjesë garues nga disa shtete të regjionit por aty marrin pjesë edhe garues nga Kosova, raporton KosovaPress.


Lajmin e ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare trajneri i xhudos Driton Kuka i cili gjithashtu ka njoftuar se ky turne zhvillohet pa praninë e tifozëve, me rregullore specifike si dhe me numër të kufizuar të garuesve.

Njëherit ky turne është edhe një nismë në sportin e xhudos pas pezullimit disa mujor për shkak të pandemisë.

Lexo edhe

Video