Nesër votohet për kryetarin e ri të Himarës
Lexohet për: 1 min.
hre
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Banorët e Himarës do të votojnë të dielën për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj bashkie, duke i dhënë kështu fund betejës 15-mujore për të parin e Bashkisë, pas arrestimit të Fredi Belerit dhe më pas kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.

Kandidatë për të parin e Himarës janë Vangjel Tavo nga radhët e socialistëve dhe Petro Gjikuria nga opozita, teksa të drejtë vote kanë 23 mijë e 74 qytetarë. 36 qendrat e votimit në Himarë do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00, raporton Euronews.al

Me dy kryetarë në burg, Bashkia e Himarës u drejtua fillimisht nga nënkryetarja Blerina Bala, e cila më pas dha dorëheqje, ndërsa aktualisht udhëheqëse është Arqile Bollano.

Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera. Pas mbylljes së votimit pritet të nisë edhe numërimi i votave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024