Për herë të katërt me radhë, të enjten në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me Rregulloren e BQK-së ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë. Në Bashkimin Evropian konfirmojnë takimin, derisa presin nga palët siç thonë të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje. Ndërkaq, sipas partisë në pushtet, rregullorja është e panegociueshme dhe se s’do të ketë asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë zbatimin e vendimit. Mirëpo ,sipas tyre, pajtimi në takimin e fundit me propozimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje të përkohshme ka të bëjë vetëm me lehtësimin që qytetarët serbë në Kosovë mos të dëmtohen nga ky vendim. Në anën tjetër, ekzekutivi vazhdon të kritikohet se çështje të brendshme të Kosovës i ka bërë temë në dialogun e Brukselit.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për KosovaPress thotë se rezulutati i takimit do të varet nga aftësia e të dy palëve për t’u sjellë në mënyrë evropiane dhe për të arritur një marrëveshje.
Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se Serbia është palë dekonstruktive dhe se po kundërshton secilën zgjidhje për dinarin.
Sipas saj, çfarëdo alternative që shkon kundrejt Rregullores së BQK-së është i papranueshëm për Kosovën.
Sipas saj, duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje në koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtar, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
KosovaPress ka kontaktuar me zyrtarë qeveritar për zgjidhjet e mundshme për çështjen e dinarit, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...