Nesër pa mjete motorike në Paris

Nesër pa mjete motorike në Paris

Kryeqyteti i Francës po organizon nesër aksionin Parisi merr frymë pa makina dhe përveç autostradës, i gjithë qyteti do të jetë i rezervuar për trafik jo ndotës, si biçikleta, rrota, skuter dhe skejtbord, nga ora 11:00 deri në 18:00.

Ndalimi i lëvizjes së mjeteve motorike synon “një ditë më të qetë, më të gjallë dhe të ajrosur”, njoftuan autoritetet e qytetit, të cilët e kanë organizuar një aksion të tillë që nga viti 2015.

Ndalimi përfshin veturat me dy rrota dhe ato elektrike, ndërsa ata që shkelin gjobën do të gjobiten me 135 euro.


Përjashtim bëjnë vetëm ambulancat, autobusët dhe taksitë.

Në sheshin Concord do të organizohen seminare për riparimin e biçikletave, si dhe stenda për të rritur ndërgjegjësimin e çiklistëve për rreziqet e drejtimit të automjeteve në një mjedis urban.

Në Trokader do të organizohet një xhiro me skejtbord.

Lexo edhe

Video