Nesër niset kontingjenti i parë i shtëpive modulare për në SHBA

Nesër niset kontingjenti i parë i shtëpive modulare për në SHBA

Kompania “BP Home Invest”, së bashku me fabrikën InstaBuilt, po shënon një ditë me rëndësi për industrinë dhe vendin tonë.

Nesër (e shtunë) do të niset kontingjenti i parë i shtëpive modulare për në SHBA.

Kjo ditë shënon një ngjarje të veçantë, pasi kjo është fabrika e parë në Evropë e certifikuar për shtëpi parafabrikat që eksporton për SHBA, Texas – rrjedhimisht kompania e parë edhe në Kosovë.


Për këtë qëllim kjo kompani nesër do të mbajë një konferencë për media.

“Kemi nderin që këtë arritje ta bashkëndajmë me ju, dhe t’ju ftojmë në këtë ngjarje dhe konferencë për shtyp, ku do të keni rastin të ndiqni drejtpërdrejt komunikatën tonë dhe procesin e transportit për kontingjentin. Konferenca do të mbahet në ora  12:00, të shtunën, me 15 Maj, ju ftojmë që të gjithë përfaqësuesit e mediave të  jenë prezent aty nga ora 11:30”, thuhet në njoftimin për media të kësaj kompanie.


Lexo edhe

Video