Nesër në program tri sfida interesante në Botëror

Nesër në program tri sfida interesante në Botëror

Kampionati Botëror “Katari 2022” ka nisur me ndeshjen ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit e cila përfundoi me fitoren e Ekuadorit me rezultat 2-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin A, ndërsa nesër na presin tri sfida të tjera tejet interesante.


Nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër e Grupit A, ajo ndërmjet Senegalit dhe Holandës, raporton KosovaPress.

Paraprakisht, nga ora 14:00, në kuadër të Grupit B do të zhvillohet sfida ndërmjet Anglisë dhe Iranit, ndërsa dita do të mbyllet me ballafaqimin ndërmjet SHBA-ve dhe Uellsit me fillim nga ora 20:00.

Lexo edhe

Video