Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Të martën mbahet takimi i radhës në Bruksel në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga Petar Petkoviq.


Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës nga ora 11:00 do të kenë bisedime bilaterale me diplomatin sllovak Miroslav Lajçak. Ndërsa delegacioni serb me Lajçak do të takohet në orën 9.30.

Nuk dihet se çfarë do të jetë në rendin e ditës dhe nëse pas bisedimeve dypalëshe do të mbahet një takim trepalësh i dy delegacioneve me ndërmjetësuesit e BE-së.

Ndryshe, ministrat e Jashtëm të BE-së thanë në mbledhjen e Këshillit të BE-së të mbajtur sot në Bruksel se marrëveshjet e pazbatuara dhe detyrimet e paplotësuara nga marrëveshjet e mëparshme do të jenë në fokus të vazhdimit të dialogut.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi Dialogu Kosovë-Serbi, më 16 nëntor mbahet takimi në nivel kryenegociatorësh Ambasadorja franceze: Dialogu Kosovë-Serbi, forma e vetme për t’u arritur pajtimi Escobar: S’kemi mosmarrëveshje me BE-në, po punojmë me ta për dialogun Kosovë-Serbi ​Komandanti i KFOR-it flet për KosovaPress: Situata e sigurisë stabile, mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd […]

Komentet janë të mbyllura.