Nesër mund të vaksinoheni në sheshin “Zahir Pajaziti”

Nesër mund të vaksinoheni në sheshin “Zahir Pajaziti”

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se ditën e premte, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19.


MSh thotë se një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës.

MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lexo edhe

Video

error: