Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Lajme
Lexohet për: 5 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën takimin e radhës duke filluar nga ora 11:00.

Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 11 nëntor 2023 dhe caktimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Rendi i ditës

I.    Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 11 nëntor 2023:

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për kadastër të pronës së paluajtshme,
11. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
12. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

III. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
5.    Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
6.    Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
7.    Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,
8.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve,
9.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
10.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
11.    Shqyrtimi i Projektligjit për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
12.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
13.    Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
14.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Verëra,
15.    Votimi në parim i Projektligjit për vlerësimin strategjik mjedisor,
16.    Votimi në parim i Projektligjit për performancën energjetike të ndërtesave,
17.    Votimi në parim i Projektligjit për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
18.    Votimi në parim i Projektligjit për tekstet shkollore,
19.    Votimi për emërimin e tre anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
20.    Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
21.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
22.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
23.    Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
24.    Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
25.    Zgjedhja e tre anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
26.    Zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Gati 4 milionë euro shpenzime të Kuvendit, deputetët ankohen për kushte të punës - KosovaPress
 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024