Nëse i shihni këta dy persona, raportoni menjëherë në polici

Nëse i shihni këta dy persona, raportoni menjëherë në polici

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vend-ndodhjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për vrasje të rëndë.

Vrasja e rëndë ka ndodhur më datën 10.05.2022 në Kaçanik, përball varrezave të dëshmorëve në vendin e quajtur Fusha Pajtimit, ku humbi jetën 30-vjeçari me inicialet H.B. dhe mbeti i plagosur rëndë personi tjetër K.B (32).

Personat e dyshuar janë Hyqmet (Shaqir) Qorri dhe Lirim (Naser) Tusha, të cilët ndodhen në arrati.

Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406.  Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Hyqmet ( Shaqir ) QORRI :      

Data dhe viti i lindjes: 17.06.1985

Gjinia: Mashkull

Shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës

Adresa: Fshati Rekë,  komuna Kaçanik                          

Flokët : kafe

Sytë : të kaftë

Gjatësia: 1.72 cm


Pesha: nuk dihet

Tatuazh: /

Lirim ( Naser ) TUSHA :      

Data dhe viti i lindjes: 23.01.2001    

Gjinia : Mashkull        

Shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës

Adresa: Fshati Soponicë, komuna Kaçanik                          

Flokët : e zeza

Sytë : të kaftë

Gjatësia: 1.75 cm

Pesha: nuk dihet

Tatuazh : në të dy duart

Lexo edhe

Video