A flisni rrjedhshëm gjermanisht dhe jeni të gatshëm të çoni karrierën tuaj në një nivel të ri? Concentrix (ish-Webhelp), punëdhënësi më i mirë në Kosovë për katër vitet e fundit, është duke kërkuar folës të talentuar të gjermanishtes (B2/C1). Nëse jeni në kërkim të një pune që ofron stabilitet, një ambient pune modern dhe ju vendos si prioritet i kompanisë, at’herë kjo është mundësia juaj. Aplikoni deri të premten, më 23 gusht, dhe jo vetëm që do të merrni një ofertë pune që do të zhvilloj karrierën tuaj, por do të siguroni gjithashtu një biletë ekskluzive për festën më të madhe në Kosovë.
Concentrix është lider global në teknologji dhe shërbime, me një histori të shkëlqyer në transformimin e përvojës së punonjësve. Me gjashtë lokacione në të gjithë Kosovën (Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan) dhe një ekip prej mbi 1,500 ekspertësh, ne jemi të përkushtuar ndaj standardeve të larta të punës, pagave konkurruese dhe krijimit të një ambienti të këndshëm për punë.Pse është Concentrix punëdhënës kryesor në Kosovë?
Ne menaxhojmë nga Kosova që nga viti 2015. Game Changers tanë menaxhojnë sektorë të ndryshëm siç janë moda, logjistika, udhëtimi, telekomunikacioni dhe madje edhe të bëjnë biznes me një nga kompanitë më të famshme të prodhimit të mobiljeve në botë. Ne ofrojmë kushte më të avancuara në përputhje me standardet evropiane dhe globale duke përfshirë:• Pagë të lartë fikse + bonuse: Përfitoni një pagë konkurruese dhe bonuse që shpërblejnë përpjekjet tuaja të palodhur;
• Fleksibilitet në orarin e punës: Zgjidhni orarin që i përshtatet më së miri jetës tuaj;
• Mjedis multikulturor: Punoni me një ekip të shumëllojshëm, ku perspektivat globale bashkohen për një përvojë pune dinamike;
• Aktivitetet shoqërore: Nga Dita e Akullores dhe e Pizza’s deri te festat tona epike të verës dhe dimrit—argëtimi është pjesë thelbësore e punës!
Si të aplikoni?