Nëntë të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Nëntë të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 1.396 raste të reja me koronavirus nga 11.479 testime të kryera, nëntë persona kanë vdekur dhe 348 pacientë janë shëruar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.


Deri më tani në Maqedoninë Veriore janë kryer gjithsej 1.659.878 teste për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me sëmundjen ngjitëse që nga fillimi i epidemisë është 233.464, prej tyre 214.854 janë shëruar, 10.578 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 8.032 pacientë.

Lexo edhe

Video