Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Nënshkruhet memorandumi për hapjen e puseve për familjet skamnore

Nënshkruhet memorandumi për hapjen e puseve për familjet skamnore

Për hapjen e puseve për ujë të pijes, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity” që përfaqësohej nga Nawaf Abdulla Ah Al – Hammdi.

Sipas këtij memorandumi, organizata “Qatar Charity” do të bëjë hapjen e 26 puseve për ujë të pijshëm në vende të ndryshme të komunës së Shtimes për familjet me kushte të rënda ekonomike.


Memorandumi parasheh financimin dhe hapjen e puseve në thellësi të ndryshme, montimin e pompave të ujit me pajisje përcjellëse dhe vendosjen e rubinetit.

Finalizimi i projektit do të bëhet më së largu deri në fund të këtij viti. Përzgjedhja e familjeve me nevojë për këtë projekt është bërë nga komisioni, i cili ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm duke bërë njëherësh vlerësimin në terren.

Në takim është bërë prezantimi i një projekti të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Shtimes për shpime që do të rrisin sasinë e ujit të pijshëm dhe do të furnizohen rezervuarët e ujësjellësit. Nga ky projekt, Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” dhe Komuna e Shtimes do të përfitojnë tetë fshatra/lagje të Shtimes, të cilat do të mbulohen 90 për qind e nevojave të qytetarëve për ujë të pijshëm.

Video

error: