Nënshkruhet marrëveshja, Kosova do të bëhet me muze për gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës
Lexohet për: 2 min.
jahjaga rohde
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka nisur edhe një nismë të re.

Atifete Jahjaga ka njoftuar të enjten se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rode për hapjen e muzeut të parë për gratë dhe burrat e dhunuar në Kosovë.

“Së bashku me Ambasadorin Gjerman në Kosovë Z. Rohde nënshkruam sot në zyret e Fondacionit Jahjaga marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e Muzeut të parë për Gratë dhe Burrat e Dhunuar në Kosovë”, ka shkruar ish-presidentja Atifete Jahjaga në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Atifete Jajaga ka thënë se qëllimi i kësaj nisme është që të rritet vetëdija e përgjithshme e popullit dhe të luftohet stigma e cila i rrethon të mbijetuarit.

“Çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është një ndër plagët më të rënda të tërë vendit, andaj qëllimi ynë kryesor është të rritet vetëdija e përgjithshme e popullit dhe të luftohet stigma e cila i rrethon të mbijetuarit. Ashtu siç u kam premtuar që nuk do lë gurë pa lëvizur derisa drejtësia të gjejë vend u premtoj që çdoherë do jem pranë tyre. Nuk ka paqe të qëndrueshme pa drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë”, ka shkruar Atifete Jahjaga.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025