Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka nënshkruar sot kontratën e Konsulencës për Implementimin (Komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike), së bashku me përfaqësues të lartë nga Banka Gjermane për zhvillim KFW në Kosovë.
Krye shefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu tha se pritet që të bëhet zgjidhja për 4 Komuna: atë të Prishtinës, Graçanicës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, projekt i cili do të zgjatë 5 vjet.
Po ashtu Zëvendës- ministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku tha se ky projekt do të arrijë vlerën prej 200 milionë euro për pjesën e rrjetit të kanalizimit, korrektorit dhe impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura.
Prishtina është kryeqyteti i fundit në Evropë që deri më tani nuk ka një impiant për trajtimin e ujërave të zeza.