Nëna e Mbappes e konfirmon vendimin e yllit francez për të ardhmen e tij

Nëna e Mbappes e konfirmon vendimin e yllit francez për të ardhmen e tij

Pas afro një viti me spekulime të shumta për të ardhmen e yllit Kylian Mbappe, ku nga shumë media dhe tifozë transferimi i tij te Real Madridi ishte çështje e mbyllur, tanimë si duket kemi vendimin e francezit.

Gazetari i njohur Gianluca DiMarzio e konfirmoi më herët se Mbappe ka marrë vendim për të ardhmen e tij, dhe ai vendim është për të qëndruar me Paris Saint-Germain.


Tani, si duket kjo gjë është e vërtetë, pasi që lajmin se Mbappe do të qëndrojë te PSG e ka konfirmuar edhe vetë nëna e yllit francez.

“Ne kurrë nuk kishim një marrëveshje të plotë që e kemi konfirmuar me klubin”, tha Fayza Lamari, nëna e Kylian Mbappes, për çështjen e që i biri i tij ka prishur marrëveshjen me Real Madridin.

Tani ka mbetur vetëm të konfirmohet edhe nga vetë ylli francez, ku ndër të tjera spekulohet se Mbappe ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2025 me PSG-në.

Lexo edhe

Video