Nën pronësinë e re, ylli i Barçës mund të jetë blerja e parë e Chelseat

Nën pronësinë e re, ylli i Barçës mund të jetë blerja e parë e Chelseat

Chelsea thuhet se ka planifikuar të rihapë bisedimet me anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele, kontrata e të cilit në “Camp Nou” skadon muajin e ardhshëm.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar se një kontratë e re i është ofruar Dembeles “shumë kohë më parë”, por 25-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij pasi ai po tundohet nga oferta të tjera nga klube të ndryshme/


Paris Saint-Germain besohet të jetë një nga klubet që po interesohet për shërbimet e francezit, pasi la vendlindjen e tij në vitin 2016 për t’iu bashkuar gjigantëve të Bundesligës, Borussia Dortmundit, përcjellë KosovaPress.

Sipas “90min”, pas marrjes së pronësisë së Chelseat nga Todd Boehly si pasues i Roman Abramovich, Chelsea tani do të jetë në një pozicion të mirë për të negociuar kushtet e kontratës me Dembelen, i cili ishte i lidhur me një lëvizje në “Stamford Bridge” edhe në muajin janar.

Që kur mbërriti në Katalonjë në vitin 2017, Dembele ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 34 asistime në 149 paraqitje për Barçën.

Lexo edhe

Video