Negociatat me BE-në, Rama: Shpresojmë të ndodhë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit

Negociatat me BE-në, Rama: Shpresojmë të ndodhë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se ka siguruar gatishmërinë e Gjermanisë për të shtyrë përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian që do të mbahet në muajin qershor.

Gjatë konferencës me kancelarin Olaf Scholz, kreu i qeverisë shqiptare shprehu sërish angazhimin për të plotësuar të gjithë kërkesat e nevojshme për procesin e integrimit


“I inkurajuar nga biseda me kancelarin pasi gjeta një gatishmëri nga ana e tij dhe të Gjermanisë në emër të tij për të shtyrë më para procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor duke filluar nga përmbushja e një faze të procesit sa i përket Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore që shpresojmë të ndodhë në këshillin e ashpër të muajit qershor. Jemi të vendosur që t’i bëjmë të gjitha pasi për ne procesi i integrimit nuk është për të shkuar në Evropë, por për të ndërtuar një Shqipëri me standardet e Evropës”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, kryeministri shqiptar informoi se bisedoi me homologun gjerman dhe për Ballkanin e Hapur, i cili sipas tij synon të rivitalizojë Procesin e Berlinit, i cili sipas Ramës ka përhumbur në kanalet e diplomacisë./A2

Lexo edhe

Video