Në Zveçan nuk voton askush
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Pesë qendrat e votimit në komunën e Zveçanit, objekti i komunës në Zveçan, shkollat “Isa Boletini" në fshatrat Zhazhë e Kelmend, “Rajska Banja” në Banjskë dhe objekti komunal në Zhitkovc, të cilat kanë shërbyer për votimin pro ose kundër largimit nga funksioni i kryetarit Ilir Peci janë mbyllur me kohë në ora 19:00. Gjatë këtij procesi gjithçka është zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur ndonjë incident, ndërsa është vërejtur prani e strukturave të sigurisë afër këtyre qendrave. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë ka qenë 7 mijë e 209, ndërsa nuk ka pasur qytetarë të interesuar për të marrë pjesë në këtë proces.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress gjysmë ore para mbylljes së qendrave Xhevdet Gaxheri, monitorues nga KQZ-ja. "Qytetarët nuk kanë shprehur dëshirë për të votuar pro ose kundër shkarkimit, që rrjedhimisht i bie se nuk ka pasur votues deri në këto momente", ka thënë Gaxheri. /KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024