Në Vërmicë kapet një zyrtar policor me 1.074 fishekë të pushkës për gjueti

Në Vërmicë kapet një zyrtar policor me 1.074 fishekë të pushkës për gjueti

Policia e Kosovës mesnatën e kaluar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, gjatë kontrollit të një veture të cilën ishte duke vozitur një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, ka gjetur municion për gjueti, 1.074 fishekë të pushkës për gjueti.


Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas konsultave me prokurorin kujdestar është hapur rasti me dyshimin se nga zyrtari policor është kryer vepra penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse.

Rasti do të hetohet në procedurë të rregullt, ndërsa nga IPK-ja është dhënë rekomandimi për suspendimin e zyrtarit të përfshirë në këtë rast.

Lexo edhe

Video