Në veri ndalohet një autoambulancë e dyshuar për kontrabandë me barna

Në veri ndalohet një autoambulancë e dyshuar për kontrabandë me barna

Në vazhdën e luftës kundër kontrabandës në veri të vendit, sot rreth orës 13:30 në  Rudare të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu,  kanë ndaluar një autoambulancë me të cilin po kontrabandoheshin barna.

Automjeti drejtohej nga D.S. (1965) në Mitrovicë e me banim në Zveçan. Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë.


Drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe rasti në koordinim me të është duke u trajtuar nga policia.

Lexo edhe

Video