Në “Ulpianë” fillojnë instalimet e para të matësve dhe valvulave termostatike për konsumatorët e Termokosit

Në “Ulpianë” fillojnë instalimet e para të matësve dhe valvulave termostatike për konsumatorët e Termokosit

Ka filluar instalimi i matësve dhe valvulave termostatike për të gjithë konsumatorët e ngrohtores Termokos.

“Ulpiana” është lagjja e parë në të cilën do të bëhen instalimet e pajisjeve të sofistikuara të matjes së ngrohjes, që kanë për qëllim modernizimin e sistemit të ngrohjes.


Instalimi falas i pajisjeve do të bëhet nga ekipet e specializuara të projektit Prishtina HeatSave, të cilët do të vizitojnë të gjitha apartamentet që ngrohen përmes Termokos, për të bërë instalimin e matësve dhe shpjeguar funksionin e tyre.

Ky proces, i cili zgjatë jo më shumë se 30 minuta për një banesë me hapësire mesatare, kërkon komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me banorët përgjatë javëve të ardhshme.

“Për informata të detajishme përgjatë tërë fazës së instalimit të këtyre pajisjeve, qytetarët inkurajohen të drejtohen në numrin kontaktues: 0800 99 000, rrjete sociale, uebfaqe të projektit Prishtina HeatSave, ose grupin në Viber”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video