Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Në Tirol të Austrisë regjistrohen 438 raste të reja me llojin e ri të Afrikës së Jugut

Në Tirol të Austrisë regjistrohen 438 raste të reja me llojin e ri të Afrikës së Jugut

Në provincën austriake të Tirolit, lloji i koronavirusit në Afrikën e Jugut po përhapet me shpejtësi të madhe dhe po prek të gjitha komunat.

Sipas njoftimit të autoriteteve provinciale, 438 raste me llojin e Afrikës së Jugut tashmë janë konfirmuar plotësisht ose pjesërisht.

Në 176 raste, është kryer sekuencimi i plotë për të konfirmuar llojin e Afrikës së Jugut, në 14 raste është konfirmuar pjesërisht, dhe në 248 raste ekziston një dyshim i bazuar në testin PCR.


Sipas përvojës së deritanishme, siç shtohet, në shumicën e rasteve dyshimi konfirmohet.

Më shumë se 60 për qind e rasteve bien në komunën e Schwaz, 20 për qind në rrethin e Kufstein dhe rreth 11 për qind në zonën e Innsbruck.

Rreth katër për qind bie në kryeqytetin e Tirol Innsbruck, dhe pak më shumë se një për qind në Kitzbühel, Imst dhe Royte, dhe më pak se një për qind në Landeck dhe Lienz.

Dyshimet për infeksionet e llojeve të Afrikës së Jugut, ndërkohë, janë shfaqur në të gjitha komunat e Tirolit.

Lexo edhe

Video

error: