Në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë nuk ka asnjë pacientë të infektuar me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në spitale të tjera janë 15 pacientë që po trajtohen nga COVID-19.
Ndërsa në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë.
Njoftim nga ShSKUK:
Spitali i Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19
Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë