Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Në Slloveni krijohet kompania e re ajrore “SouthEast Airlines”

Në Slloveni krijohet kompania e re ajrore “SouthEast Airlines”

Një kompani e re ajrore e quajtur “SouthEast Airlines” po themelohet në Slloveni, raportoi sot portali i aviacionit Sierra5.

Transportuesi i ri fillimisht do të ofrojë kryesisht fluturime në destinacione të shkurtra duke përdorur flotën “Airbus A320”, shkruan portali.

“SouthEast Airlines” do të përqendrohet në tregjet e Bashkimit Evropian dhe fluturimi i parë komercial është planifikuar për fillimin e qershorit, raporton agjencia e lajmeve STA.

Midis themeluesve të linjës së re ajrore sllovene, me qendër në Trbovle, në lindje të Lubjanës, janë pilotë dhe instruktorë me përvojë, inxhinierë dhe mekanikë avionësh, si dhe ekspertë financiarë dhe të tjerë në industrinë e aviacionit, sipas Sierra5.


Në fazën fillestare, “SouthEast Airlines” synon të përqendrohet në sigurimin e fluturimeve charter dhe shërbimeve për linjat e tjera ajrore, siç janë qiraja e avionëve, ekuipazhi, mirëmbajtja dhe sigurimi (ACMI leasing).

Projekti ka qenë në përgatitje për rreth 20 muaj, tha bashkëthemeluesi i kompanisë Blazh Berdnik për portalin Sierra5.

Kompania do të fillojë biznesin me një aeroplan të klasës ekonomike, me 180 ulëse dhe pritet që të shtojë një fluturim të “Airbus A320” këtë vit.

Fillimisht, “SouthEast Airlines” synon të punësojë tre deri në katër ekuipazhe për avionin e parë, me rreth 35 punonjës, së bashku me stafin tokësor. Siç sugjeron emri, kompania do të veprojë kryesisht në Evropën Juglindore, duke u përqendruar në Slloveni, Kosovë, Kroaci, Bosnje, Serbi, Greqi dhe Turqi.

Ende nuk dihet nëse “SouthEast Airlines” mund të bëhet kompania e re ajrore kombëtare sllovene. Pas falimentimit të “Adria Airways”, Sllovenia nuk ka kompani ajrore kombëtare.

Lexo edhe

Video

error: